Në një kohë kur mes dy vendeve ka tensione, Kosova bën veprimin e radhës ndaj Turqisë. Mësohet se shtetasi turk, Ugur Toksoy pas një kërkese që ka bërë para disa muajsh në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) për azil në Kosovë, ka marr përgjigje pozitive, ku i është njohur e drejta e refugjatit.
Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin avokati i tij, Leutrim Syla. “Po e ka marr fituar të drejtën e refugjatit në Kosovë”, ka thënë Syla. Toksoy ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në fund të muajin tetor të vitit të kaluar, pasi Turqia kishte lëshuar flet-arrest ndërkombëtar për të, nën akuzën se është pjesë e Lëvizjes Gulen.
Në dhjetor të vitit të kaluar ishte mbajtur seanca për ekstradim ku prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ali Rexha ishte tërhequr nga kërkesa për ekstradim pasi që kishte thënë se kishte kërkuar prova nga Turqia dhe ato nuk kanë ardhur.