Nëna e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, i cili mbeti i vrarë më 18 shtator në Shkodër, ka thyer heshtjen. Në një për mediat, Elvira Xhenje, prek me fjalët teksa përshkruan djalin e saj, i cili u vra teksa pinte kafen në një lokal.
Ajo theksoi se fatkeqësia e djalit tim ishte se kushërinjtë e tij janë me precedentë penale. Mes të tjerash ajo i ka bërë thirrje shtetit që të ofrojë mbrojtje.
Kujtojmë se sot Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim 24-vjeçarin Bajram Çekorja si autor i dyshuar i vrasjes së 19 vjeçarit.
“Jam Elvira Xhenje, nëna e të ndjerit Erjon Xhenje, të riut që u vra në Shkodër me dt. 18.09.2022. Vrasja e djalit tonë ka qenë një tronditje e madhe për familjen tonë, por jo vetëm. Dhimbjen për djalin tim e kam parë në sytë e gjithë prindërve që në sytë e mi kanë parë veten e tyre, sesi një femijë të pafajshëm i merret jeta me pa të drejtë.
Dhimbjen për Erjonin e kam parë në sytë e të rinjve që e kuptojnë sesa e pasigurtë dhe e pa vlerë është jeta në Shqipëri. Fatkeqësia e djalit tim ishte se kushërinjtë e tij jane me precedentë penalë.
Ky fakt i dha të drejtën dorës kriminale që t’ ia marrë pa mëshirë jetën djalit tim. Ky fakt i dha të drejtë portaleve që ta godasin për herë të dytë Erjonin duke cënu dinjitetin e tij me informacione të paverteta dhe duke trazu shpirtrat e familjarëve sërish.
Erjon Xhenje ka qen[ student i deg[s fizioterapi. Ka qenë një i ri me angazhime në jetën personale dhe shoqërore. Erjoni është eduku me vlera dhe i ka manifestu në familje dhe në rrethin e tij të pastër shoqëror. Kërkoj nga shteti drejtësi për djalin tim.
Kërkoj gjithashtu që familja ime të merret në mbrojtje pasi ndihemi të pambrojtur. Erjoni ka qenë një djalë besimtar. Jam e sigurtë që ai është lule në xhenet. Allahu e pastë në mbrojtje pasi në këtë jetë ka padrejtësi.”.