Lirimi nga burgu i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është pritur me shqetësim nga ndërkombëtarët.
Ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, Avokati, Maks Haxhia duke dale nga Gjykata e Posacme e Apelit Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, pasi SPAK ka kerkuar te njejtin denim me nga 12 vite burg per Tahirin dhe Jaeld Celen. Tahiri do te gjykohet per veprat penale “Trafikimi i narkotikeve”, ne bashkepunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.
Sipas News24 aktorët ndërkombëtarë po ndjekin me shqetësim procesin dhe po kërkojnë të njihen me dokumentacionet përkatëse.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të vijojë dënimin e mbetur në shtëpi.
Sot në Gjykatë janë dorëzuar dy ekspertiza mjeko-ligjore, në të cilat thuhet se gruaja e Tahirit vuan nga probleme shëndetësore, ndërsa ai duhet të kujdeset për fëmijët e mitur. Ndërkohë, situata për familjen e tij është rënduar sipas avokatëve të Tahirit është rënduar dhe nga vdekja e babait të ish-ministrit pak kohë më parë.