Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër me 14 maj 2023: Velipoja do të jetë një pikë e fortë e zhvillimit të turizmit në Bashkinë Shkodër dhe një promotore e zhvillimit ekonomik.
Programi që kemi ndërtuar për 4 vitet në vazhdim i jep kësaj perle të Adriatikut vemendjen e duhur për ta kthyer në qendrën më të rëndësishme rajonale.
Një terminal i ri autobusësh
Tregu sezonal për fermerët
Terrene sportive
Rritje e cilësisë së shërbimeve të dedikuara për një turizëm cilësor
Rikualifikim i shesheve publike dhe përmirësim i infrastrukturës rrugore
Shtim i frekuencave të pastrimit dhe ndriçim publik me sistemin LED
Mirëmenaxhim i sipërfaqeve të plazhit dhe shezlonëve
Velipoja do të ketë investime në sistemin vaditës dhe kullues që i shërbejnë zhvillimit të bujqësisë, por edhe parandalimit të përmbytjeve, problematika që fatkeqësisht qeverisja qëndrore i ka shpërfillur. Alternativa jonë mbetet për Shkodrën e vetmja që e projekton kryeqendër të veriut dhe jo vetëm.