Hipertensioni mund të shkaktojë sëmundje të zemrës dhe veshkave, góditje në tru dhe probleme të tjera të rënda shëndetësore.
Me miliona njerëz në botë vuajnë nga presioni i lartë i gjákut dhe një përqindje e mirë nuk e kuptojnë, sepse nuk ka simptoma. Mosha juaj, historia familjare, gjinia dhe raca mund t’ju vënë në rrezik, por edhe dieta juaj.
Mjekët sugjerojnë që të ndiqni një dietë të pasur me kalium, magnez dhe fibër. Kështu, mollët, kajsitë, banane, pjeshkat, janë frutat që rekomandojnë ekspertët. Acidet yndyrore Omega-3 po ashtu janë yndyra super të shëndetshme, që trupi juaj duhet të funksionojë siç duhet. Omega-3 mund të ulë presionin e gjàkut, zvogëlon inflamacionin dhe ul trigliceridet.
Ato gjithashtu përmbajnë vitaminë D, e cila ul présionin e gjákut. Ndaj konsumoni sa më shumë salmon, troftë dhe ton. Shijoni, po ashtu, farërat e pakripura si luledielli, kungulli ose fara të tjera. Ato janë plot me minerale me aftësi për të ulur presionin e gjákut. Sigurohuni që nuk janë të kripura. Bajame, arra, lajthi janë gjithashtu të shëndetshme.