Këshilli Bashkiak i Shkodrës pritet të ketë një sekretar të ri së shpejti. Kjo për shkak se sekretari aktual, Denis Lesha, ka konkurruar dhe është shpallur fitues për pozicionin “Drejtor, Drejtoria e Përgjithshme Juridike, Burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse”, duke u bërë tashë pjesë e administratës bashkiake Beci.
Sipas ligjit, me emërimin në këtë post, sekretari Lesha duhet të japë dorëheqjen nga ky pozicion. Kështu, do të jetë kryetari i Këshillit Bashkiak Oltion Luli, i cili në bazë të ligjit, duhet të propozojë kandidatin për sekretar i Këshillit Bashkiak, i cili duhet të votohet dhe miratohet nga këshilltarët.
Denis Lesha mban pozicionin e sekretarit të Këshillit Bashkiak Shkodër që pas zgjedhjeve të vitit 2019.
NJOFTIMI I BASHKISË SHKODËR
Në zbatim të nenit 32 të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut VIII, të vendimit nr.118, datë 5.3.2014 të Këshillit të Ministrative “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar;
Bashkia Shkodër në përfundim të proçedurës për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:
Kandidatët fitues që kanë marrë mbi 70 % të pikëve, sipas pozicioneve, janë si më poshtë:
Drejtor, Drejtoria e Përgjithshme Juridike, Burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse
1 . Denis Lesha 91 pikë
Drejtor, Drejtoria e Përgjithshme të Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik.
1 . Bekim Mema 86 pikë
Drejtor, Drejtoria e Përgjithshme Sociale dhe Rinisë
1 . Edita Shoshi 91 pikë
Drejtor, Drejtoria e Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.
1 . Taulant Dibra 98 pikë