Për herë të parë pas më shumë se gjashtë muajsh Këshili Bashkiak Shkodër ka zhvilluar mbledhjen e parë në sallë. Në këtë mbledhje morën pjesë 30 këshilltarë, ndërsa rendi i ditës parashikonte 7 pika për shqyrtim, diskutim e miratim.
Projektvendimi nr. 2 për miratimin e hartës së përditësuar të kufinjve të njësive administrative u shty për diskutim në mbledhjen e ardhshme në mungesë të kryetares së Bashksië Voltana Ademi, e impenjuar në një aktivitet me ambasadorin e Italisë. Një nga pikat që ngjalli jo pak diskutime ishte ajo e linjave të rregullta ndërqytetase të transportit public, ku disa anëtarë adresuan shqetësimet e qytetarëve shkodranë.
Drejtori itransportit publik pranë Bashkisë Shkodër Vildan Broja, hodhi poshtë disa shqetësime të anëtarëve të Këshillit Bashkiak.
Një nga pikat e tjera të rendit të ditës, ishte edhe ndihma financiare për Mjeshtrin e Madh Kujtim Alija, që vuan nga një sëmundje e rëndë si dhe familjen e të ndjerit Musaen Zeneli që u nda tragjikisht nga jeta pak ditë më parë.
Në këtë mbledhje të radhës të Këshillit Bashkiak, u miratuan gjashtë nga shtatë pikat e rendit të ditës. Mbledhja e sotme u bë më pak se 48 orë nga një tjetër e thirrur online dhe që nuk u zhvillua për mungesë të kuorumit të këshilltarëve, të cilët nuk kishin akses në internet.