Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka zhvilluar mbledhjen e radhës, e cila u shty për shkak të ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë. Mbledhja është zhvilluar me të njëjtin rend dite dhe është drejtuar nga nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Arvid Osja. Në mbledhje ka marrë pjesë kryebashkiakja Voltana Ademi dhe administrata bashkiake.
Mbledhja e sotme është zhvilluar sipas këtij rendi dite:
Pr/ Vendim “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin Prill 2020”
Pr/ Vendim “Për një ndryshim në VKB nr.10, datë 19.9.2019 “Për miratimin e strukturës, numrit dhe anëtarëve të komisioneve të përhershme të këshillit bashkiak Shkodër”
Pr/ Vendim “Për miratimin e listës përfundimtare të përfituesve për programin e banesave sociale të ngritura për komunitetin rom dhe për miratimin e rregullores së administrimit të banesave sociale me qira të ngritura për komunitetin rom, në zbatim të projektit “Rikonstruksioni i godinave në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore për strehim social (ndërtim i ri godina me kontenier 1+1 dhe 2+ 1) “
Pr/ Vendim “Për miratimin e masës së qirasë mujore për banesat sociale pranë QKF nr.6 (ish konvikti i shkollës pyjore), për vitin 2021”
Pr/ Vendim “Për miratimin e masës së qirase mujore për banesat sociale me qira për komunitetin rom ”
Pr/ Vendim “Për miratimin e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga permbytjet si pasojë e fatkeqësisë natyrore, për periudhën Janar-Shkurt 2021, për të gjithë banorët e Bashkisë Shkodër, NJA Dajç, NJA Bërdice, NJA Ana e Malit, NJA Rrethina, NJA Velipojë, Lagje nr.1 qytet dhe në infrastrukturën publike”
Pr/ Vendim “Për miratimin e vjeljes, mbledhjes, grumbullimit dhe shitjes me procedurë ankandi publik të prodhimeve të dyta pyjore të bohçeve të pishës, rrënjëve të shqopës, bimëve mjeksore eterovajore dhe tenifere natyrore (MET), për vitin 2021
Pr/vendim: “Për një ndryshim në VKB nr.63, date 28.12.2020 Për miratimin e buxhetit të vitit 2021 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2021-2023 të Bashkisë Shkodër”
Pr/ Vendim “Për miratimin e raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit të viti 2020, të Bashkisë Shkodër.
Edhe mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak, siç edhe mbledhjet e mëparshme, janë zhvilluar në versionin online përmes platformës Zoom, në respekt të masave të vendosura nga autoritetet shendetësore për shkak të pandemisë.