“Ndërgjegja politike” e çdo subjekti partiak apo këshilltari në endjen e “votës elektorale” në asnjë rrethanë nuk mund të sjellë kolateral në vazhdimësinë e zbatimit të programit të mandatuar me 14 maj 2023 për Kryetarin e Bashkisë Malësi e Madhe z.Tonin Marinaj për të drejtuar Bashkinë dhe komunitetin e gjërë votues malësorë për gjatë këtyre 4 viteve.
Fakti i “mekanizmave të kalkuluar” në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak tregonë me patjetër diferencën mes këtij organi dhe Kryetarit të Bashkisë ku ky i fundit tregoj se nuk përbën rëndësi më vehte “vota e imponuar nëpërmjet prerjes së kokave” se sa interesi i përgjithshëm për të realizuar një buxhet sa më efikas në dobi të komunitetit malësorë. Ky është obligim i Kryetarit Tonin Marinaj.
Kryetari i Bashkisë asnjëherë nuk është nisur në gjetjen e “rrugëve, formave e metodave” kompromentuese (qoftë dhe me vende pune), për të miratuar me “vota absolute” një buxhet vjetor, pasi në rast të kundërt jam i bindur se kurrë nuk do ndihej i qetë në implementimin e këtij buxheti përderisa do ndikohej kurdoherë nga “politika e përditshme e forcës së kartonit”. Ky është integriteti i Kryetarit Tonin Marinaj.
LEXONI EDHE: Rrëzohet buxheti i Malësisë së Madhe, Këshilli Bashkiak nuk e miraton, duheshin të paktën 16 vota…
Trumbetimi nga gjitha krahët i rrëzimit të “mazhorancave” duke “hedhur zaret” sa majtas-djathtas me “nënqeshje apo shkelje syri”, nuk është “humbje personale” për Tonin Marinaj por “humbje kohe” nga detyrimet që ka Kryetari i Bashkisë ndaj çdo qytetari e mbarë komunitetit malësorë në gjithë territorin Bashkia Malësi e Madhe. Ky është përkushtimi i Kryetarit Tonin Marinaj.
Në përfundim të kësaj analize pa dashur të hy në konceptet ligjore që përfshihen në Ligjin Nr.135/2015 “Për Vetqeverisjen Vendore” apo në cilën anë peshon “kandari i drejtësisë” kam bindjen e plotë se përcaktohen qartë këto marëdhënie ashtu siç edhe të drejtat ligjore që burojnë prej saj. /Publikuar në Facebook nga Sytki NDRECAJ, zëvendëskryetar i Bashkisë Malësi e Madhe/