Eksperti i qeverisjes vendore Fatlum Nurja ka kritikuar ashper Keshillin Bashkiak te Shkodres i cili sipas tij nuk ka nje formim intektual ne debate e po ashtu nuk e njeh fare administrimin publik. Kete deklarate ish-keshilltari i Bashkise Shkoder Fatlum Nurja, ekspert për qeverisjen vendore, e beri ne emisionin “Realitet” ne Radio Shkodra te gazetarit Mirsad Rakaj.
Sipas tij keshilltaret bashkiak jane te suksesshem ne profesionet e tyre por qe nuk kane aspak lidhje me keshillin bashkiak. “Mundem te them se Keshili Bashkiak me i miri ka qene ai i vitit 1992 te cilin e ka drejtuar z. Ahmet Bushati pasi kam shkuar disa here per te raportuar per situaten ne Hec-in e Vau Dejesit te cilin ne ate kohe e drejtoja une. Aty kam pare nje seriozitet dhe nje formim intelektual qe nuk ka aspak lidhje me keshillat bashkiak nder vite” u shpreh Nurja. /RealitetiPost/