Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, deputete e PD- së Shkodër: Me pafytyrësinë më të madhe, Edi Rama paralajmëron shqiptarët për një rritje tjetër të çmimeve. Pas rritjes së çmimeve për artikujt bazë, inflacioni i tyre nuk është asgjë para asaj që po vjen.
Sipas këtij paralajmërimi do të ketë rritje për çmimin e energjisë, çmimit të gazit dhe çmimit të naftës, për familjarët dhe biznesin. Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në një krizë të rëndë energjetike, e cila do të ketë pasoja dramatike për ekonominë, buxhetin publik dhe buxhetet familjare.
Dështimet disavjeçare për të reformuar sektorin energjetik, e kanë lënë vendin të pambrojtur ndaj krizave. Dhe këtë herë kriza është me të vërtetë e rëndë. Ata që do të paguajnë janë qytetarët.