Shkruan në Facebook Greta BARDELI GJONI, deputete e PD- së Shkodër: Një pyetje për Edin dhe mëkëmbësit e tij në minorancë në Shkodër?!
Shkodranët kur festojnë ndër gëzime i paguajnë vetë lekët po këto festat tuaja kush i paguan apo “Aldat & tigrat” e qeverisjes që pasi vjedhin sa munden në institucionet publike, bëhen deputetë e më pas shtrojnë me ndonjë “kacidhe” festa luksoze me vajza dhe gra rrogëtare duke i bërë karshillek të gjithë qytetarëve të ndershëm e të drejtë të Shkodrës!
Nëse nuk përgjigjet nuk ka faj se po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar faturën e majme të festës bashkë me orkestër e këngëtarë!