Kandidatja për deputete e PD- së për Qarkun e Shkodrës Emilia Koliqi, vijon takimet me qytetarët në zona të ndryshme të qytetit. Ajo bashkëbisedon me qytetarët dhe i njeh me programin e PD- së për shtresa dhe kategori të ndryshme të shoqërisë.
“Këto zgjedhje janë për qytetarët. Këto zgjedhje janë për ndryshimin, për ta bërë Shqipërinë sa më shpejt pjesë të Europës. Ne do të sjellim ndryshimin që shqiptarët po e presin me padurim. Në 25 prill do të fitojë Shqipëria!”, shkruan kandidatja Emilia Koliqi lidhur me takimet më të fundit me qytetarët në Shkodër.