Ditën e sotme Kiara Tito prezantoi linjën e saj të rrobave të plazhit. Pas një dalje “live” në Instagram, blogerja dhe moderatorja, tashmë e mirënjohur si partnerja e Luiz Ejllit, fituesit të BBVip, ka publikuar diçka edhe në faqen e vet.
“Jam shume e lumtur dhe e emocionuar njekohesisht duke qene se me ne fund mund te ndaj me ju kete projekt te ri per te cilin po punoj prej disa kohesh.
Linja ime e pare e rrobave te banjos eshte tashme online dhe mezi pres ti shoh veshur tek ju! Le te krijojme bashke kujtime te bukura kete vere te veshura me “Kiara Tito”. This summer will hit different.”, shkruan Tito.
Nuk ka vonuar as komenti i Luizit, si gjithmonë, me humorin e tij që e ka karektarizuar edhe gjatë qendrimit në shtëpinë e BBVip. Ejlli bën një pyetje, në formën e batutës, nisur edhe nga moti i freskët e me shi i ditës së sotme:
“A po keni te ftohte?”, ka shkruajtur Luizi dhe kaq ka mjaftuat të vërshojnë komentet në postimin e Kiara Titos.