Kick-bokseri i njohur shqiptar, Kristian Malocaj duket se ka përfunduar pergatitjet për të bërë ndeshjen e rradhës pas një kohë të gjatë pauze në këtë situatë pandemie.
Sportisti shkodran më 30 maj pritet që të ngjitet në ring ndërsa këtë herë kundërshtar do te kete ukrainasin Nadolskyj.
Ndeshja pritet që të organizohet në qytetin polak Gdansk me fillim në orën 20:00. Kjo do te jete ndeshja e parë profesionale në boks e Malocajt.
Shkodrani qe jeton prej vitesh ne Gjermani, eshte marre me kik dhe thai-boks ndersa tashme do te ngjitet ne ring si boksier per te kerkuar suksesin.