Armando Broja, i cili vuri disa herë në vështirësi spanjollët u shpreh i kënaqur për lojën që ka bërë kombëtarja, por theksoi se do të kishte dashur të luante edhe më shumë.
Në një intervistë pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi shqiptar deklaroi se respekton vendimin e trajnerit.
“Ishim shumë të kënaqur. Duhet të mbajmë kokën lart. Kemi bërë një turne shumë të bukur.Të gjithë ndeshjet e dinim se do të ishin të vështira. Nuk kishim ndonjë ndeshje që na kanë shkatërruar, kanë qenë shumë të ngushta, djemtë duhet të jenë krenar për çfarë kemi arritur.
Është një turneu shumë i bukur, është një turne që vjen një herë në katër vjet. Ndoshta do ta luash vetëm një herë në jetë. Kisha dashur të luaj më shumë por në fund jam lojtar dhe duhet të respektoj se çfarë thotë trajneri. Kisha mundur të bëjë më mirë në ndeshjen e parë. Me Kroacinë mund të kishte mundësi të më fuste, do kisha pasur shumë dëshirë.
Jam shumë i kënaqur, gjithmonë tifozët me kanë ndenjur mbrapa. Kur thirrën emrin tim isha duke qeshur nga brenda edhe pse rrija serioz. Shqiptarët me kanë ndenjur mbrapa gjithmonë dhe më kanë ndihmuar”, tha Broja.