Refik Mata, 29-vjeçar, ka humbur jetën 9 ditë më parë në një burg të Francës. Ai është gjetur i vdekur në qelinë e e tij më 17 dhjetor në burgun e Nices. Hetimi i deritanishëm i autoriteteve franceze ka dalë në dyshimin se bëhet fjalë për një vetëvrasje.
Por Julie Boano, avokat i Refik Matës ka shprehur dyshime për shkakun e vdekjes dhe e ka quajtur hetimin si një lëmsh të vërtetë.
“Për gjashtë muaj me radhë unë kam raportuar se klienti im ishte në një gjendje aspak të mirë. Në 7 tetor patëm një debat pak përpara dhënies nga gjykata të masës së dënimit.
Kur klienti im erdhi në gjykatë e kishte fytyrën të ënjtur e me shenja. Prokurorët më siguruan se do të nisnin një hetim por nuk më sollën asnjë përgjigje” ka deklaruar avokati.