Një histori e veçantë që lidhet me situatën që po kalojmë prej shumë muajsh. Në një rrethanë aspak të zakontë, atë të pritjes së një jete. Në qendër, një person i zakonshëm, një mjeke siç janë me mijëra në Shqipëri. Një mjeke jo e zakonshme në fakt. Më saktë, një mjeke siç duhet të jenë të gjitha “bluzat e bardha”, jo vetëm ato që presin jetë. Kjo është “fabula” e një tregimi real nga poetja Senada Demushi Delaj, histori që po bën xhiron e rrjetit. Personazh një mjeke shkodrane, Amela Troshani. Më mirë se penda e një poeti, nuk mund ta përcjell askush.
“Jo, nuk u bë fjalë për këto gjëra me doktoreshën në fjalë. Ajo nuk donte t’ia dinte për veten, jo më për rryshfet megjithëse meritonte 1 milion euro me shpirt. Ajo donte mirënjohje. Asgjë më shumë.
“Kam problemin e pacientes, bebes dhe stafit. Jo të vetes time. Më beso, nuk kam frikë për veten! Ky është profesioni im dhe e duan shumë. E bëj punën me pasion dhe me gëzim. Do të futem në sallë pa aspak frikë për Covid nëse e ka nëna. Kismet Zotit, ça t’kem rrisk për veten.”.
Fillova të dridhesha nga koka tek këmbët. Frika ishte e madhe…Sikleti nuk përshkruhet. Pas shumë peripecive sam mendore…
Çdo gjë kaloi me sukses!
Nëna në mëngjesin e ditës kur doli nga spitali, mori me vete beben e saj, gëzimin se kish dëgjuar të qarën e bebes për herë rë parë ngaqë sepse lindja ishte me spinale, që ta ruanin në çfarëdolloj rasti gruan e të kalonte sa më qetë çdo gjë nëse, prite Zot, do kishte Covid.
Operacioni kaloi qetë dhe ajo me sytë hapur, priste beben e saj të dytë.
Bashkë me beben, mori edhe përgjigjen e tamponit! Nëna nuk ishte pozitiv! Ishte thjeshtë një alergji e stinës që në fakt, e ka gati çdo stinë. Temperatura u largua, bebja dhe nëna në gjendje shumë të mirë, normale!
Ky status shkon për ty engjëll, doktoreshë mela Troshani! Jam me fat që të kam njohur në jetën time! Na dhe një mësim të gjithëve! Njerëzit e mijë besuan në mirësinë tënde dhe të bekuan 100 herë, besuan se ti, ashtu siç ke fytyrën e ëmbël plot dashuri dhe që përcjell kaq pozitivistet, ashtu ke edhe zemrën e madhe për të ndihmuar pacientët pa asgjë në këmbim, thjeshtë kënaqësinë që të jep puna që ke zgjedh të bësh.
Bravo të qoftë e faleminderit për të gjitha!
Të lutem vetëm mos ndrysho kurrë!”, përfundon rrëfimin “me një frymë” poetja Senada Demushi Delaj.
Morali? Sigurisht që e ka një moral. Mjekët janë heronjtë e këtyre ditëve jo të zakonshme. Por nuk janë vetëm ata në spitalet Covid në Tiranë, por edhe në Shkodër, edhe aty ku jeta nuk ndërpet ecjen e vet për asnjë minutë, pavarësisht virusit që “i ka zënë pritë”. Kjo. edhe për meritë të doktorëve, mjekëve, një prej të cilave edhe Amela Troshani! /ShkodraWeb Media/