Shkruan në Facebook Benet Beci, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër: Për vizitë në familjen e Mikel Çekës që është kujdesur të ruajë dhe të dokumentojë gjurmë të historisë së familjes, duke e kthyer shtëpinë në një mini muze.
Banesa e tyre, monument kulture, kategoria I, (1963) ruhet mjaft mirë e gëzon një strukturë solide 250 vjeçare dhe është e mbushur me detaje që të mahnisin. Në këtë banesë karakteristike, lindi dhe jetoi atdhetari i shquar Filip Pjetër Çeka, një ndër kontribuesit më të mëdhenj të degës Lidhja Shqiptare për Shkodrën.
Në biseda me të zotët e shtëpisë, u bëmë edhe pak nostalgjikë…kujtuam historitë e familjeve tona, kontributin e tyre, krenarinë e përgjegjësinë që na kanë trashëguar. Kjo banesë është një provë e gjallë e vlerave të familjeve shkodrane, por dhe një thirrje për të treguar vëmendjen e duhur në ruajtjen e tyre e “nxjerrjen nga arka” të çdo pasurie të trashëgimisë kulturore që Shkodra i ka në çdo rrugicë të saj.