Greta Bardeli Gjoni, kandidate për deputete e PD- së për Qarkun Shkodër, vijon takimet intensive. Ditën e sotme, ajo ka patur një bashkëbisedim me një grup të rinjsh, të cilët e kanë vizituar në zyrën e saj elektorale.
“Zëri i rinisë, epiqendër e sinergjisë gjatë kësaj fushate! Mendimi i tyre vlen më shumë se gjithçka tjetër. Kjo betejë politike bëhet pikërisht për ata, për të hedhur themelet e forta të së ardhmes, të një Shqipërie që vjel frytet e kapitalit më të mirë njerëzor.”, shkruan Bardeli duke e shoqëruar këtë tekst edhe me foto të takimit me të rinjtë.