Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, deklaroi mëngjesin e kësaj të diele se Kievi po krijon një legjion “ndërkombëtar” për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.
Ai u bëri thirrje të gjithë të huajve që kërkojnë të ndihmojnë Ukrainën, të bashkohen vullnetarisht në luftën kundër rus.
“Kjo do të jetë prova kryesore e mbështetjes suaj për vendin tonë,” vuri në dukje Presidenti Zelensky në një deklaratë të lëshuar pikërisht tani për “legjionin e huaj” të ri të Ukrainës.
Ndërkohë, shumë vende kanë njoftuar dërgimin e municioneve dhe pajisjeve ushtarake në ndihmë të rezistencës ukrainase, mes të cilave edhe fqinji jugor i Shqipërisë, Greqia.
Presidenti Zelensky është shprehur i gatshëm për negociata me Rusisë por duke përjashtuar territorin e Bjellorusisë, pasi sipas Zelensky nga atje hidhen raketa kundër Ukrainës.