Federeta Shqiptare e Mundjes në zbatim të ciklit olimpik zhvilluar paraditen e së shtunës Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore duke mandatuar drejtuesit e rinj. Sahit Prizreni është zgjedhur presidenti më i ri i mundjes shqiptare, ku nëpërmjet një votimi transparent të mbajtur në ambientet e Parkut Olimpik në Tiranë, ka fituar me rezultatin 8-4 kundër kandidatit tjetër për president, Rigels Niçaj.
Për shkak të situatës së rënduar me pandeminë si dhe urdhrit të qeverisë që i ndalon grumbullimet me më shumë se 10 persona, përfaqësuesit e klubeve janë futur grupe- grupe në sallë për të votuar. Kështu pasi ka bërë historinë si sportist me rezultate fantastike në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare, Sahit Prizreni tashmë do të ketë rolin më të rëndësishëm për ta dërguar edhe më shumë përpara këtë sport të traditës. Menjëherë pas zgjedhjes në krye të FSHM, në një prononcim për RTSH Sport, Prizreni deklaroi:
“Mundja nuk është një zyrë pune dhe nuk është një federatë ku mund të emërohen njerëz nga partia me urdhër të ndokujt. Mundja është një komunitet që vendos vetë”.
Ndërkohë i pyetur se çfarë risie do ti sjellë këtij sporti, ish-kampioni u shpreh:
“Do të sjell atë që kam sjellë ndër vite me energjinë, punën dhe përkushtimin. Sahit Prizreni nuk është vetëm në këtë mision”, deklaroi Prizreni, i cili përveçse një emër i madh i mundjes shqiptare, në mandatin e kaluar ka mbajtur edhe rolin e sekretarit të përgjithshëm në Federatën Shqiptare të Mundjes, gjatë drejtimit të ish-presidentit Martin Biba.
Ish- kreu i mundjes shqiptare, Martin Biba, i cili ka deklaruar kandidaturën e tij për president të KOKSH, përshëndeti zgjedhjen e Prizrenit në drejtim të FSHM: ‘Kam qenë i privilegjuar që kam drejtuar mundjen dhe jam po kaq i privilegjuar që e dorëzoj në duart e Sahit Prizrenit, sportistit më të mirë, me rezultatet më të larta zyrtare si vendi i tretë në botë, apo nënkampion Europe. Këshilli Drejtues Përveç zgjedhjeve për president përfaqësuesit e klubeve votuan gjithashtu edhe për Këshillin Drejtues të FSHM-së.
Kryesia e re do të përbëhet nga këta persona:
Ndriçim Spahiu (11 vota), Ndoc Shqokaj (10 vota), Sabah Cenaj (10 vota), Shkëlqim Troplini (9 vota), Arblin Karaj (9 vota), Erzen Breçani (8 vota), Besim Kuka (8 vota) dhe Dorian Shehu (6 vota).
Ndërsa jashtë kryesisë mbetën:
Nazmi Molla, Soren Marku dhe Kreshnik Leka.
Kryesia e re:
President Sahit Prizreni
Këshilli Drejtues:
Ndriçim Spahiu
Ndoc Shqokaj
Sabah Cenaj
Shkëlqim Troplini
Arblin Karaj
Erzen Breçani
Besim Kuka