Ish-deputeti Selami Jenishehri ka një zgjidhje për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në “Zonë e lirë”, Jenishehri tha se ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë duhet që tu tregojë të gjithë qytetarëve shqiptarë se për çfarë është shpallur non-grata Berisha.
Ai tha se duhet të dinë ç’ka vjedhur Berisha që është i padëshirueshëm në Amerikë. Sipas tij, zgjedhjet që do të zhvillohen janë zgjidhja e duhur, pasi do të jetë populli ai që do të vendosë nëse Berisha meriton të quhet non-grata apo jo.
“Ti ndoshta mendon se një njeri që i djeg ikja e popullit është i çmendur, unë nuk mendoj ashtu. Unë kam nderin tim. Unë jam deputet i ligjshëm sot, e ti më thua mua që nuk jam me mend. Unë i dal për zot këtij populli. Ambasada amerikane t’i thërrasë mendjes e të na thotë, çfarë ka vjedhur ky more, çfarë ka marrë e ka çuar në bankë.
Që edhe ne të dimë se çfarë ka marrë e përse është shpallur non-grata. Do përsëriten zgjedhjet, Berisha do konkurrojë, ke për ta parë nëse populli do ta quajë non-grata apo jo. Kjo pra është zgjidhja. Të ribëhen zgjedhjet,”- tha Jenishehri.