Perseri dy femije. Serish te mitur, vetem 13 dhe 15 vjec. Viktima te kesaj vere. Viktima te deshires per te shijuar plazhin, detin, liqenin. Per te mposhtur temperaturat e larta. Mund te shfrysh, te shash me te madhe, me vete apo me ze te larte. Shume tragjedi po godasin familjet tona kete stine. Jane shumica minorene, madje edhe nga ata qe qe kane eradhur thjeshte per pushime 2 javore ne atdhe. Madje, edhe femije qe kane lindur jashte ketij atdheu.
Duhet fajesuar dikush! Edhe si lehtesim per shpirtin e atyre qe tashme jane ne mbreterine e qiejve. Po ku ta drejtojme gishtin? Ne plazhet tona nuk ka roje bregdetare. Kullat e tyre, edhe ne Shkoder, ne Velipoje, jane pershtatur per lokale. Po a eshte vetem ketu fajtori? E veshtire te thuhet. Ne plazhe jane kthyer brigjet e detit, te liqeneve, te lumenjeve. Praktikisht, eshte e pamundur qe ne cdo cep te vendosen kulla e mbi to, roje te plazheve. E kush tjeter e ka fajin? Mbase edhe mungesa e vemendjes sone. 4-5 dite qe ishte me pushime ne Shengjin, gjithe kohen e kaloja me syte nga deti dhe here pas here i tehrrisja tim biri qe shkonte me larg nga sa une mendoja se duhet te ishte. A jemi te vemendshem sa duhet, a i paraprijme shmangies se rrezikut duke u perpjekur ta parandalojme? Jam deshmitar i shume prinderve qe te zhytur ne Facebook apo thjeshte ne celular, ngrinin koken te trembur pas 20-30 minutava duke pyetur ne panik: Ky eshte djali, e keni pare vajzen? Dhe pasi e shikonin shendosh e mire, shfrynim me kenaqesi, por perseri duke u zhytur ne celularin e tyre. Por a jane keta fajtoret e vetem? Une zgjodha Shengjinin, sic kam bere thuajse 5-6 vitet e fundit. Per shume arsye, por edhe nje te rendesishme: sigurine e plazhit, sidomos per femijet. Ecen rreth 100 metra ne thellesi te detit, nuk ka “gropa” sic i quajme ne per Velipojen per shembull. Thellesia e ujit rritet gradualisht deri ne nje vije qe une dhe shume prinder, e mendojme te arritshme ne rast nevoje. E ne fund te kesaj vije imagjinare, ndodhej nje varke. Jo gjithmone kishte njerez, por te jepte siguri dhe ishte si nje tip “kufiri”. Para shume e shume viteve, ne kampet verore te Bregut te Ranes ne Shkoder, ishin qindra e mbase mijera femije qe frekuentonin. Nuk kishin prane prinderit e tyre, por vetem kujdestaret- mesues. Krijohej nje brez sigurie nga kujdestaret apo edhe vendoseshin flamuj qe femijet nuk mund ti kalonin. Sot, 90% e plazheve jane private. Privatizohet rera, jepen me qira sa “frengu pulen” cadrat e shezhlonget por vetem kaq. Per sigurine e atyre qe jane kliente, nuk mendon asnje pronar. Sepse “deti eshte i te gjitheve” sipas tyre. Ne plazhe te tjera, ne Itali le te themi, ka persona qe pergjigjen edhe ne plazhet private, per sigurine e pushuesve. A ka ardhur koha, qe te pakten ne keto plazhe, te vendoset nje rregull, nje ligj qe ne rast fatkeqesie, te mbaje pergjegjesi edhe qiramarresi i plazhit per mos krijimin e kushteve te sigurise? E ne fund fare, si per cdo gje, perplasemi tek shteti. Cila mund te jete pergjegjesia e shtetit ne fatkeqesite qe vijne nga mbytjet ne det, liqen apo lum? Jemi mesuar ti themi “shtet i papergjegjshem”. Shume edhe e fajesojne publikisht. Ne fakt, besoj se shteti ka hapesira pa fund per te garantuar sigurine ne plazhe. Mund ti imponohet bashkive apo kontraktoreve te bashkive ne zonat tursitike detare, liqenore apo lumore duke i kerkuar te respektojne kriteret e sigurise, por qe me heret, duhet ti vendose me ligj po vete shteti. Kjo vere do mbahet mend gjate, si nje vere qe mori shume nga femijet tane. Nga papergjegjshemria jone- e prinderve, besimi i tepruar i femijeve tane, neglizhenca e shtetit apo edhe mungesa e pergjegjesise nga qiramarresit e plazheve tona. E nuk po flas ketu per vdekjet apo mbytjet nga nje kontakt i thjeshte i trupit te njeriut me ujin, per problemet kardiake. Edhe pse ne keto raste, nese do te kishte me shume kushte sigurie dhe shpetimi, jo te gjithe do te vdisnin.
Personalisht, stina e veres nuk eshte me e preferuara ime. Por kjo vere eshte vecanarisht e eger me te gjithe, sidomos me femijet tane. Po numeroj ditet deri ne fund te gushtit qe kjo stine te largohet. Eshte nje vere kjo e sivjetmja, qe te pakten ne kendveshtrimin tim, eshte e mallkuar. Mbase nuk e ka fajin vetem stina, por edhe ato cfare shkruajta me siper. Por dikujt duhet ti mbetet faji… /Shkruar per ShkodraWeb/