“Klasikja” e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia, që do të luhet sot në orën 16:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të gjykohet nga tre arbitra ndërkombëtarë.
Mësohet se kryesor do të jetë Enea Jorgji, ndërsa asistentë të tij, Denis Rexha dhe Ridigert Çokaj.
Në sistemin VAR janë caktuar Florian Lata dhe Nertil Bregasi.
Ndërkohë, më 15 shtator, treshja Jorgji-Rexha-Çokaj do të gjykojnë ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Europës, Karabak-Nantë.