Ajo çfarë ishte paralajmëruar prej kohësh, tashmë duket se do të nis të materializohet konkretisht. Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) çel nesër, 7 janar, garën për ngritjen e SPAK-ut si dhe hap procedurën për emërimin e 6 prokurorëve magjistratë që kanë mbaruar shkollën e Magjistraturës dhe janë në pritje për t’u emëruar. Prokurorët e SPAK-ut do të kenë një mandat 9-vjeçar.
Prokurorët në Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë kandidatët më potencialë për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. SPAK është projektuar për të luftuar krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, por sidomos çdo akuzë penale për pushtetarët dhe ish-pushtetarët shqiptarë që nga vitit 1991 deri në ditët e sotme. /Burimi:Shqiptarja.com/