Hyrje
Kodi i Etikës është një instrument vetërregullues që synon të forcojë dhe përmirësojë cilësinë e gazetarisë dhe ndjenjën e përgjegjësisë së gazetarëve në Shqipëri.
Parimet e këtij Kodi janë në përputhje me vlerat etike universale të gazetarisë, të njohura dhe të pranuara gjerësisht nga mediat dhe organizatat e gazetarëve në vendet demokratike. Ato përbëjnë gurin e themelit të pluralizmit demokratik dhe po ashtu respektojnë frymën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Roli i Medias në Shoqëri
Liria e fjalës, liria e informimit dhe e kritikës, liria e shtypit,si dhe aksesi në dokumentet zyrtare përbëjnë elementët bazë të një shoqërie demokratike.
Mediat luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në shoqëri, duke ofruar lajme e informacione të besueshme dhe në kohë, në forma të ndryshme dhe nëpërmjet platformash të larmishme. Mediat shërbejnë si “watch dog” duke u kërkuar llogari qendrave të pushtetit dhe duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme autoritetet qeveritare dhe organizatat, institucionet dhe bizneset. Mediat luajnë një rol themelor në proceset demokratike dhe ofrojnë hapësira të gjera e një mjedis të sigurt që i lejon gazetarët të përmbushin detyrat e tyre në mënyrë të pavarur.
Mediat njohin rëndësinë e pluralizmit në shoqëri dhe respektojnë diversitetin e mendimeve, duke kundërshtuar çdo diskriminim mbi bazë gjinie, race, kombësie, gjuhe, ideologjie, kulture, klase apo bindjeje, ose për çdo shkak tjetër.
Media njeh dhe mbron si të drejtat, ashtu edhe detyrat e saj kundrejt publikut, duke ruajtur vazhdimisht balancën mes tyre.
Shtrirja e Kodit
Rregullat e mëposhtme në lidhje me sjelljen aplikohen ndaj të gjithë personave dhe organizatave të angazhuara në grumbullimin, redaktimin, përgatitjen dhe përhapjen e informacionit gazetaresk. Shtrirja e Kodit mbulon dhënien individuale dhe kolektive të informacionit në fushën e mediassë shkruar (tekst dhe fotografi) dhe të medias elektronike.
Parimet e këtij Kodi aplikohen në mënyrë të barabartë ndajtë gjitha platformave mediatike dhe gazetareske, offline dheonline, përfshi gazetarinë e shpërndarë nëpërmjet medias sociale dhe portaleve në internet.
Kodi i Etikës e merr si të mirëqenë faktin që të gjithë operatorët e medias dhe gazetarët njohin dhe pranojnë parimet vullnetare të përcaktuara në këtë Kod. Të gjithë ata që angazhohen në gazetari ftohen të njohin dhe pranojnë parimet e mëposhtme si të domosdoshme për ushtrimin e gazetarisë dhe lirisë së shprehjes në Shqipëri.
Gazetarët që shkelin në mënyrë të vetëdijshme parimet e këtij Kodi tradhtojnë besimin e publikut dhe nuk duhet të presin mbështetjen e solidaritetin e kolegëve të tyre, organizatave mediatike apo sindikatave të gazetarëve. Kundërshtitë që lindin prej shkeljeve të pretenduara të Kodit trajtohen nëpërmjet sistemesh transparente të vetë-rregullimit vullnetar zhvilluar nga gazetarët dhe organizatat e medias që mund të operojnë në nivel ndërmarrjeje dhe në platforma të ndryshme të industrisë së medias.
1. Saktësia dhe Ndershmëria e Informacionit
Gazetarët kanë të drejtën të kërkojnë informacion dhe të drejtën të kenë akses në informacionin publik. Ata kanë të drejtën të botojnë dhe të kritikojnë.
Gazetarët dhe mediat gjatë gjithë kohës duhet të përpiqen të botojnë informacion që, në dijeninë e tyre, është i vërtetë, i balancuar dhe i verifikuar.
Saktësia
Gazetari duhet të verifikojë informacionin përpara botimitme qëllim që të sigurohet që është i saktë, i bazuar në fakte dhe i besueshëm. Të gjitha të dhënat dhe informacionet i duhen nënshtruar shqyrtimit të kujdesshëm: Qoftë kur është përftuar nga burime njerëzore, qoftë nga dokumentet.
Gazetarët duhet të bëjnë gjithmonë të qarta rastet kur informacioni nuk është i konfirmuar.
Media nuk duhet të çorientojë publikun. Media duhet të bëjë të qarta rastet kur janë përdorur tekste, dokumente, imazhe dhe tinguj të manipuluar.
Media nuk duhet të botojë asnjë foto, imazh, material audio apo vizual të përpunuar që shtrembëron idetë apo faktet e burimit, me përjashtim të karikaturave, kartonave apo pjesëve komike.
Gazetaria e Paanshme
Gazetarët duhet të bëjnë çmos për të ofruar raportim të paanshëm dhe të balancuar. Gazetarët gjithmonë duhet t’u referohen burimeve në dispozicion dhe palëve të interesuara që mund të ofrojnë informacion të dobishëm dhe të rëndësishëm për çështjen.
Gjatë raportimit të një teme të debatueshme, gazetarët duhet të jenë përfshirës dhe të synojnë të sigurohen që të gjitha palët e interesuara të kenë mundësinë për të sqaruar pozicionin e tyre.
Palët e kritikuara duhet të kenë të drejtën t’u përgjigjen akuzave, mundësisht në të njëjtin organ. Gazetarët duhet të bëjnë çdo përpjekje për t’i kontaktuar të gjitha palët dhe për të mbledhur të gjitha opinionet relevante. Por, dëgjimi i të dy palëve nuk e “çliron” gazetarin nga detyrimi për të raportuar në mënyrë sa më të vërtetë që të jetë e mundur.
Parimi i “paraqitjes së të gjitha palëve” mund të mos jetë i aplikueshëm në botime që përfaqësojnë opinione personale (editoriale, komente) si dhe raportime të një natyre faktike, të tilla si raportimi mbi takimet apo ngjarjet publike.
2. Dallimi i Faktit nga Opinioni
Media duhet të bëjë qartë dallimin midis opinionit dhe raportimit mbi bazë faktesh. Opinionistët, karikaturistët dhe kritikët janë të lirë të shprehin opinionet e tyre për ngjarje dhe persona.
Lajmi lidhet me informacionin e mbështetur nga fakte dhe të dhëna, ndërsa opinioni përmban dhe shpreh ide, gjykime dhe vlerësime të gazetarëve, redaktorëve dhe botuesve.
3. Korrektimi dhe Replika
Media duhet të jetë e hapur për t’u angazhuar me audiencën dhe për t’u marrë me komentet dhe ankesat legjitime.
Media duhet të publikojë një korrigjim të qartë dhe përshtashmërisht të dukshëm kur demonstrohet se ka botuar një informacion të pasaktë dhe të shtrembëruar. Media duhet të kërkojë ndjesë dhe të ofrojë dëmshpërblim të përshtatshëm kur është e nevojshme.
Pala e kritikuar gjithmonë duhet të ketë të drejtën për t’u përgjigjur.
Nëse replika nuk është e përshtatshme për botim në formën që ka, ndryshimet duhet të diskutohen me autorin. Nëse ai/ ajo nuk mund të kontaktohet brenda një kohe të arsyeshme, përgjigja mund të publikohet në formë të ndryshuar. Megjithatë, asnjëherë nuk duhet ndryshuar thelbi i saj.
4. Marrëdhëniet me Burimet
Gazetarët duhet të bëjnë çdo përpjekje për të mbledhur informacion nga të gjitha burimet e mundshme me qëllim që të ofrojnë informacion të saktë, të plotë dhe të paanshëm.
Gazetarët duhet të jenë transparentë në punën e tyre dhe të përdorin metoda të mbledhjes se informacionit që janë etike dhe të ligjshme.
Një person që intervistohet ka të drejtë të dijë në cilën media dhe në çfarë konteksti do të përdoren prononcimet e tij.
Gazetarët duhet të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e burimeve dhe duhet të ndërtojnë marrëdhënie të qarta pune me ta për t’u siguruar se informacioni që marrin është korrekt.
Media duhet të ushtrojë kujdes të posaçëm kur merret me burime që janë anëtarë të grupeve vulnerabël, të tillë si fëmijë dhe të rinj, viktima të dhunës apo pakica.
Media duhet të mos shtrembërojë dhe as keqpërdorë pohime të bëra në një kontekst specifik. Veçanërisht, kujdesi duhet kushtuar personave nga të cilët nuk pritet të jenë të ndërgjegjshëm për efektin që mund të kenë pohimet e tyre.
Gazetarët nuk duhet të bëjnë publik emrin e një personi që kadhënë informacion mbi baza konfidenciale, veç rasteve kur personi në fjalë ka dhënë pëlqimin shprehimisht.
E drejta e anonimitetit mund të shkelet vetëm:
a) Nëse ka dyshime se burimi ka shtrembëruar në mënyrë të ndërgjegjshme të vërtetën ose rreket të manipulojë median për përfitim personal;
b) Nëse referenca ndaj emrit të burimit është e vetmja mënyrë për të shmangur një dëm të rëndë dhe tëpashmangshëm ndaj të tjerëve;
c) Nëse informacioni përkatës lidhet me planifikimine një akti të rëndë kriminal ose përbën shqetësim madhor për mirëqenien publike.
Nëse gazetarit i mohohet padrejtësisht aksesi në informacionin e kërkuar, ai/ajo ka të drejtën të informojë publikun për këtë.
5. Pavarësia editoriale
Media duhet të shmangë konfliktet e papranueshme të interesit dhe duhet të mos lejojë kurrfarë influence që buron nga bindjet personale, nxitjet politike ose financiare për tëndikuar ne raportimin e saktë dhe të paanshëm të gazetarëve dhe në punën e redaksive.
Gazetarët, botuesit dhe pronarët e mediave duhet t’u rezistojnë kërcënimeve, provokimeve apo nxitjeve për të ndikuar, shtrembëruar apo fshehur informacion. Ata nuk duhet të përdorin asnjë informacion apo të dhënë të mbledhurgjatë punës së tyre për përfitim personal.
Përmbajtja editoriale duhet të dallohet qartë nga marketingu, reklama, materialet e përgatitura nga parti apo institucione/ organizata të tjera, apo nga përmbajtja e sponsorizuar. Përmbajtja e sponsorizuar duhet të tregojë qartë identitetin e sponsorit.
Reklamat komerciale dhe politike, si dhe përmbajtja e sponsorizuar – përfshi artikuj dhe suplemente – duhen etiketuar qartësisht për t’u siguruar që audienca e medias t’i dallojë nga përmbajtja editoriale.
6. Marrëveshja para Publikimit
Gazetarët që bien dakord të mos botojnë një informacion apo material për një periudhë të caktuar duhet ta respektojnë këtë marrëveshje. Një marrëveshje e tillë (embargo) duhet të konsiderohet e pavlefshme nëse informacioni publikohet nga një palë tjetër ose kur personi që ka kërkuar embargo i shkel në ndonjë mënyrë kushtet e marrëveshjes së arritur midis palëve.
Në interes të të qenit të drejtë dhe të saktë, gazetarët mund t’ua tregojnë artikujt e tyre të lajmeve palëve të interesuara përpara publikimit, por nuk duhet të japin veton mbi të drejtën e botimit, dhe duhet të jenë të lirë të vendosin vetë se cilat sugjerime mund të marrin në konsideratë.
7. Përgjegjësia pas Publikimit
Botuesi dhe redaktori janë përgjegjës për botimin e lajmeve dhe artikujve, ashtu edhe të letrave për redaktorin, komenteve apo përgjigjeve në faqen e internetit të medias, përfshi rastet ku emri i autorit është hequr apo është nënshkruar me një pseudonim.
Media dhe stafi editorial duhet të bien dakord dhe tëpublikojnë kushte të përcaktuara qartë për përzgjedhjen dhe publikimin e komenteve nga publiku. Media duhet t’i monitorojë dhe shqyrtojë këto komente dhe të ndërmarrë hapa për t’u siguruar që kushtet e publikimit të respektohen.
Mediat kanë të drejtën të shtojnë një “shënim” tek komentet dhe përgjigjet, apo edhe të vendosin të mos i publikojnë fare ato, me përjashtim të rasteve kur ka premtuar më parë ta bëjë një gjë të tillë. Redaksia rezervon të drejtën të redaktojë apo shkurtojë letrat për redaktorin, apo komentet, me kusht që redaktimi të mos ndryshojë kuptimin e tyre. Nëse organi mediatik do të vendoste të publikonte një letër për redaktorin apo një koment, duhet ta bëjë këtë brenda një kohe të arsyeshme ndërmjet paraqitjes së tyre për botim dhe kohës së botimit.
Përpara publikimit të një komenti, apo një letre për redaktorin, që përmban akuza të rënda kundër një pale të tretë, redaksia apo redaktori duhet të investigojë nëse ka baza për këto akuza. Po ashtu, palës së akuzuar i duhet dhënë mundësia për t’u përgjigjur.
Nuk do të ishte realiste të pritet që të gjitha komentet të lexohen, redaktohen apo refuzohen përpara publikimit. Megjithatë, redaksia apo redaktorët mund të fshijnë apo heqin komente të papranueshme nga botimi kur ato janë abuzive, me gjuhë urrejtjeje, apo gjykohet se përmbajnë pretendime keqdashëse dhe të pabazuara. Në rastet kur ka ankesë se një koment përmban akuza apo fyerje të rënda drejtuar një pale të tretë, redaksia dhe redaktorët duhet të investigojnë nëse ka ndonjë bazë për akuza të tilla dhe, nëse jo, komenti duhet hequr nga botimi.
8. Gjuha e Urrejtjes
Media duhet të mos botojë materiale që nxisin urrejtje apo dhunë ndaj individëve mbi bazën e racës, fesë, kombësisë, ngjyrës, origjinës etnike, anëtarësisë, gjinisë, orientimit seksual, statusit civil, paaftësisë, sëmundjes apo moshës.
Çdo botim duhet të mos specifikojë origjinën, etnicitetin, kombësinë, racën, fenë apo orientimin seksual të një grupi apo individi, përveç rasteve kur gjykohet e rëndësishme dhe e nevojshme për të kuptuar më mirë faktet dhe opinionet e paraqitura në publikim.
9. Ndërhyrja në jetën private
Media dhe gazetarët duhet të respektojnë nderin dhe reputacionin e individëve që bëhen objekte të interesit të tyre profesional.
Çdo informacion i pasaktë apo i rremë që dëmton, qëllimisht ose joqëllimisht, imazhin dhe reputacionin e një personi tjetër përbën cenim të dinjitetit njerëzor.
Gazetari duhet të respektojë të drejtën e individit për privatësi. Vetëm mbrojtja e interesit publik mund të justifikonte investigimet gazetareske që ndërhyjnë në aspektet private të jetës së individëve. Gazetarët duhet t’i referohen vetëm aspekteve personale apo private të jetës së personave kur ato janë relevante për lajmin.
Gazetarët duhet të përdorin metoda të ndershme për të mbledhur informacion. Ata përdorin rrengje, kamera të fshehta, mikrofonë dhe pajisje të tjera të posaçme, ose fshehin identitetin e tyre profesional, vetëm në ato rrethana ku:
a) Nuk ka mjete të tjera për të siguruar informacionin që kërkohet
b) Informacioni përbën shqetësim urgjent dhe serioz për publikun.
Gazetarët duhet të tregojnë kur metoda të tilla janë përdorur në shkrimin/programin e tyre ose të ofrojnë informacion për to kur e lejojnë rrethanat.
Përdorimi “i papritur” i kamerave në publik apo në institucione duhet të respektojë dëshirën dhe ndjeshmërinë e personave të pranishëm.
Figurat publike gëzojnë më pak të drejtë për privatësi se sa individët e tjerë. Megjithatë, informacioni për jetën e tyre private dhe informacioni që lidhet me familjet dhe të njohurit e tyre duhet bërë publik vetëm kur i shërben interesit publik.Zyrtarët publikë po ashtu justifikohen të mos bëjnë publikejetën e tyre private, përveç rasteve kur jeta e tyre private mund të ndikojë në veprimtarinë e tyre publike.
10. Konflikti i Interesit
Gazetarët, redaktorët dhe botuesit nuk duhet të kërkojnë përfitim personal nga informacioni dhe të dhënat egrumbulluara nga organi i tyre mediatik. Organet mediatike duhet të sigurohen që të ketë marrëveshje të brendshme përdeklarimin e konflikteve të mundshme të interesit në të gjithanivelet e pronësisë, menaxhimit dhe veprimtarisë editoriale.
Pronarët, redaktorët e mediave dhe gazetarët nuk kanë të drejtën të përdorin informacionin profesional që grumbullojnë gjatë kryerjes së punës së tyre për ndonjë qëllim tjetër përveçse për të informuar publikun.
Gazetarët duhet të shmangin mbulimin e lajmeve ku kanë një interes personal të drejtpërdrejtë.
Gazetari duhet ta konsiderojë shkelje të rëndë të etikës profesionale pranimin e ryshfetit të çfarëdo lloj forme për të ndikuar në publikimin apo mospublikimin e një informacioni.
11. Nxitja e Krimit dhe Dhunës
Propagandimi i luftës, dhunës, zemëratës apo informacionit keqdashës që synon të lëndojë ndjenjat e të gjithë publikut apo pjesëve të tij është joetik dhe i papranueshëm në çfarëdo produkti mediatik.
Dhuna dhe brutaliteti nuk duhen sensacionalizuar. Raportimi duhet të marrë parasysh nevojën për të mbrojtur minorenët dhe grupet vulnerabël të shoqërisë.
Gazetarët dhe media duhet të mos glorifikojnë krimetdhe terrorizmin apo ndonjë veprimtari tjetër mizore apo çnjerëzore.
Media duhet të raportojë me kujdes dhe ndjeshmëri çështjete krimit dhe dhunës dhe të trajtojë me maturi identifikimin eviktimave dhe dëshmitarëve të krimit. Në rastet kur ka të bëjëme sulme seksuale, media nuk duhet të identifikojë viktimatpërveç rasteve kur japin pëlqimin me vullnetin e tyre.
12. Raportimi i aksidenteve dhe fatkeqësive
Gazetarët duhet të respektojnë dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre dhe duhet të lejojnë njerëzit të mbajnë zi privatisht duke i raportuar tema të tilla me simpati dhe vetëpërmbajtje.
Në raste aksidentesh dhe fatkeqësish, media duhet të mbajë parasysh që operacionet e shpëtimit për viktimat dhe personat në rrezik kanë përparësi kundrejt të drejtës së publikut për t’u informuar.
Media duhet të mos sensacionalizojë raportimin me foto eksplicite të katastrofave, aksidenteve apo dhunës që mund të fyejnë ndjenjat e të afërmve të të prekurve si dhe ndjeshmërinë e publikut.
Viktimat apo personat e zhdukur nuk duhen identifikuarnëse të afërmit e tyre nuk janë informuar më parë.
13. Raportimi i Procedurave Gjyqësore dhe Prezumimi i Pafajësisë
Raportimi nga gjykata (përfshi publikimin dhe transmetimine imazheve), duhet të jetë i saktë, i drejtë, joparagjykues, dhetë respektojë plotësisht të drejtën për një gjykim të drejtë.
Gazetarët duhet të respektojnë gjithmonë prezumimin e pafajësisë dhe duhet të rezistojnë ta përshkruajnë dikë si kriminel përpara vendimit përfundimtar nga gjykata.
Gjatë raportimit të krimeve të minorenëve dhe procedurave të gjykatave të minorenëve, media duhet të ushtrojë vetëpërmbajtje për hir të konsideratës për të ardhmen e tërinjve në fjalë.
Ky rekomandim aplikohet edhe për raportimet mbi viktimate migrimit dhe trafikimit të jashtëligjshëm njerëzor.
Media duhet të shqyrtojë me kujdes nëse është me vend të botojë fakte mbi skandalet familjare, apo të kujtojë krimin e vjetër të kryer nga një individ që e ka shlyer dënimin e tij.
14. Mbrojtja e Fëmijëve dhe Personave me Aftësi të Kufizuara
Gazetari duhet të respektojë të gjitha parimet e konfirmuara në Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve dhe legjislacionin shqiptar mbi të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëvedhe të personave me aftësi të kufizuara.
Gazetari duhet të mbrojë të drejtat dhe dinjitetin e fëmijëvedhe personave me aftësi të kufizuara, përfshi të drejtën e tyrepër t’u dëgjuar.
Si rregull i përgjithshëm, nuk ka kundërshtim për publikimin e fotove dhe emrave të personave të rinj të zhdukur, por këto duhet të publikohen vetëm me marrëveshjen e autoriteteve përkatëse dhe të rriturve përgjegjës.
Gazetarët nuk duhet të shfrytëzojnë pafajësinë dhe besimin e fëmijëve dhe mund të publikojnë informacion ose imazhe mbi jetën private të një fëmije vetëm nëse ka një interes publik mbizotërues.
Gazetarët normalisht nuk duhet të intervistojnë fëmijë nën 18 vjeç për çështje personale në mungesë të prindërve apo personave përgjegjës për ta.
15. Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale
Gazetari duhet të respektojë të drejtat e autorit, dhe do të nxisë kolegët të respektojnë të drejtën e autorit të të tjerëve në çfarëdo fushe krijimtarie. Duhet t’ia atribuojnë informacionin që përdorin burimit origjinal. Plagjiatura është e papranueshme.
Media dhe gazetarët janë në shkelje të të drejtës së autorit
nëse:
a) Botojnë ose përpiqen të botojnë punën e të tjerëve si të jetë e tyre (plagjiatura);
b) Citojnë punën e të tjerëve në mënyrë të tillë që shtrembërojnë kuptimin fillestar të tekstit, dukebotuar shtrembërimin si realitet, ose duke treguarnjë person tjetër si autor;
c) Botojnë si të tyren një temë të konsideruar siorigjinale – të hulumtuar dhe të publikuar nga dikushtjetër – pa iu referuar origjinës;
d) Dorëzojnë punën e tyre për publikim dy a më shumëbotuesve në të njëjtën kohë – pa e bërë të ditur këtë fakt – apo dorëzojnë një punim të publikuar më parëdhe nuk ia bëjnë të ditur këtë fakt botuesit të dytë;
e) Botojnë një punë pa pëlqimin e autorit, ose ndryshojnë materialin pa leje, ose e vendosin nërrethana te papërshtatshme (montim fotografish), apo në rrethana të ndryshme nga ç’është rënë dakord, pa pëlqimin e autorit.
16. Marrëdhëniet mes Gazetarëve
Në marrëdhëniet e tyre të biznesit, media dhe gazetarët duhet të njohin rëndësinë e konkurrencës së drejtë dhe solidaritetit profesional dhe të ruajnë balancën e duhur mes të dyjave.
Gazetari/-ja nuk duhet të pengojë kolegët të grumbullojnë informacion, t’i çorientojë qëllimisht, apo t’i raportojë tek autoritetet.
As gazetarët individualisht, apo redaksitë nuk duhet të përdorin median për rivalitete dhe mosmarrëveshje personale e profesionale.
Gazetarët duhet të respektojnë konfidencialitetin e vendittë punës kur kjo nuk përbën shkelje të ligjit dhe të Kodit të Etikës.
Media duhet të respektojë të drejtën e gazetarëve individualisht për të vepruar sipas ndërgjegjes së tyre dhe të drejtën e tyre për të refuzuar detyra që iu caktohen, apo përtë mos u identifikuar si autor publikimesh, të cilat besojnë se janë në shkelje të germës dhe frymës së këtij Kodi.
17. Interesi Publik
Termat e këtij Kodi ofrojnë udhëzime thelbësore dhe të nevojshme për ushtrimin e gazetarisë etike dhe mund të injorohen vetëm në rrethana të jashtëzakonshme me qëllim që t’i shërbejnë interesit publik.
Interesi publik përkufizohet në këto rrethana si më poshtë:
• Çështje që përbëjnë shqetësim urgjent dhe të menjëhershëm për shëndetin dhe sigurinë publike;
• Gjetja, parandalimi dhe të bërit publik e krimeve të rënda, skandaleve dhe abuzimeve të pushtetit;
• Veprimet për të mbrojtur publikun nga rreziku i çorientimit të rëndë.
Interesi publik legjitim nuk justifikon sensacionalizmin dhe në frymën e këtij Kodi, nuk duhet ngatërruar kurrë me informacionin që është “interesant për publikun.”
18. Gjuha Shqipe
Gazetarët duhet të respektojnë dhe t’u përmbahen me kujdes rregullave të gjuhës shqipe. Përdorimi i fjalëve të huaja duhet shmangur, përveçse për qartësi kuptimi apo kur është i përshtatshëm në raportimin e drejtpërdrejtë.
Kodi i Etikës së Gazetarit u hartua nga një grup ekspertësh i përbërë nga: Lutfi Dervishi, gazetar; Mark Marku, shef i Katedrës së Gazetarisë, Universiteti i Tiranës; Remzi Lani, drejtor i Institutit Shqiptar të Medias; Konsulent ndërkombëtar: Aidan White, Drejtor, Iniciativa për Gazetari Etike.
Parimet e këtij Kodi Etik, janë edhe ato që zbatohen nga ShkodraWeb Media aty ku është e mundur si dhe nga të gjthë personat që duan të bashkëpunojnë me ne.