Dinamo kualifikohet mes dritharimash në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë pasi eliminoi Tiranën pas një ndeshjeje dramatike që dukej sikur nuk do të kishte fund.
Bardheblutë arritën të barazonin llogaritë duke fituar 2-0 ndeshjen e kthimit në Air Albania falë golave të Gjumsit dhe Limajt me penallti, duke e çuar ndeshjen në shtesë pasi rezultati i përgjithshëm shkoi në 2-2.
30 minutat e shtesë nuk prodhuan asgjë ndërsa te penalltitë heroi i dinamovitëve ishte portieri Edvan Bakaj që priti tre 11-metërsha ndërsa në dy nuk kishte fat pasi i shpëtoi topi nga duart ndërsa realizoi në mënyrë perfekte edhe penalltinë e tij.
Në fund një sukses 8-7 i Dinamos te penalltitë që tashmë në çerekfinale do të masë forcat me Partizanin në një tjetër derbi të dyfishtë.
Tirana-Dinamo 2-0 (7-8 penallti) ( (Gjumsi 35′, Limaj 78′ pen)