Ish-deputeti i Partisë Demokristiane dhe ish-kryetar i komunës Velipojë Pashko Ujka u qëllua për vdekje mbrëmjen e së hënës në qytetin e Shkodrës.
Gazetari Spartak Koka tha në studion e “Opinion” se policia është duke hetuar kryesisht në dy pista, të lidhura me aktivitetin e tij.
“Në 2 pista është fokusuar hetimi; në pozicionin që ka mbajtur si kryetar i komunës Velipojë dhe pista e dytë e hetimit është ajo që lidhet me biznesin që ka si ndërtues dhe me pjesën e borxheve.
Policia ka informacione operative se kush e kërcënonte. Këto kërcënime vinin nga viti 2011 deri në 2018. Kohët e fundit ai nuk ruhej dhe nuk kishte frikë . Vuante dhe nga një sëmundje dhe bënte shëtitje në një nga zonat më të njohura të Shkodrës”, tha Koka./Opinion.al/