Mediat njoftojnë se kryeministri ka dërguar ministrat Damian Gjiknuri dhe Mirela Kumbaro, për t’u takuar dhe marrë vesh në fshehtësi me Vasil Bollanon dhe Fredi Belerin e Omonias. Rama refuzoi kërkesat e përsëritura dhe propozimet këmbëngulëse të mia dhe të Zgjidhja-s për t’i legalizuar e shpronësuar me çmime tregu të gjitha ndërtimet e banorëve të Himarës që preken nga projekti për urbanizimin e qëndrës së qytetit.
Ky “trim” që i thoshte deri dje Athinës “Shiko punët e tua!” pranoi menjëherë kërkesat e drejta të himarjotëve sapo i trashi zërin Athina, Brukseli e kushedi çfarë lobi tjetër deri në SHBA. Qeveria e tij e pabesë u dërgoi natën fadromat 160 familjeve në Shkozë, pa asnjë paralajmërim. Sot ka pranuar t’i shpronësojë (kompensojë) të gjithë në Himarë me “çmime tregu”.
Ndërkohë banorët e Shkozës, që të vetmin “mik dhe përkrahës” duhet të kishin shtetin e tyre, flaken në rrugë pa asnjë kacidhe. Ky është Rama i vërtetë: Dhjaks përpara Athinës dhe Brukselit, i egër, çnjerëzor dhe cub me popullin e varfër të Shkozës!
Ç’të bëjnë banorët e Shkozës që të dëgjohen nga kjo qeveri? Të vetëshpallen grekë apo serbë?! Apo të ikin “me kuç e me maç” nga sytë këmbët për “të marrë eksperiencë nëpër shtetet e largëta të botës”, siç thotë kryeministri ynë?! Rama refuzon të flasë e dëgjohet me shqiptarët, me popullin, me himarjotët, me qytetarët e Shkozës, me ZGJIDHJA-n, me mua, me partitë e tjera shqiptare, me deputetët, dhe shkon e merret vesh fshehurazi me Bollanon, Belerin dhe Omonian! Vajmedet për timonierin që kemi!
#ZgjidhjaPërPopullinShqiptar