Ish-kryetari i KQZ Kristaq Kume ka reaguar lidhur e situatën politike në vend dhe vendimin e Presidentit Ilir Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve.
Ai shprehet ndër të tjera se “Kolegji Zgjedhor është gjykata speciale e cila ka për detyrë të trajtojë çdo ankesë apo padi që bëhet, dhe këtë e theksoj, vetëm nga vendimet që merren nga KQZ dhe vetëm për ato. Në raport me Dekretin e Presidentit ata nuk kane tagër për ta shqyrtuar atë, madje nuk do ta shqyrtojnë atë”.
“Partia Uniteti Kombëtar ka kërkuar tërheqjen e kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale, bazuar mbi dekretin e Presidentit për aq kohë sa ky dekret është botuar në Fletoren Zyrtare duke qene se ata e vleresojne te tille kane kerkuar të çrregjistrohen.
KQZ, e cila nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me dekretin e presidentit, ndaj nuk ka mundësi asnjë subjekt që të ankohet për dekretin e tij. KQZ nuk ka marrë vendim vetëm sa ka diskutuar. Pra nuk mund të ankohesh dot për një vendim që nuk ekziston.
KQZ kërkesën e ketij subjekti, i cili padit vendimin e KQZ për mos çregjistrim, vendimin nëse e pranon apo jo për tu crregjistruar që do të thotë jane dy mundësitë të mos pranohet kjo kërkesë duke i dhënë të drejtë KQZ dhe duke i dhënë një argument më shumë mazhorancës, sikurse mund të hedhë poshtë vendimin e KQZ që moralisht bën të pranueshëm dekretin e presidentit si një akt që është në fuqi.
Vendimi i KQZ nuk është një vendim që mund të sjellë një rrjedhojë direkte vazhdimin ligjor ose ndërprerjen ligjore të procesit zgjedhor. Kjo trupë gjykuese nuk mund të gjykojë dekretin e presidentit e madje as që i është kërkuar”, shprehet ai.