Mina, Falcao dhe Cuadrado likujdojnë Poloninë dhe dërgojnë në shtëpi një nga sulmuesit më të lakmuar të momentit Levandovski. Kolumbia siguron 3 pikë shumë të vlefshme, por është e dënuar të fitojë ndeshjen e fundit me Japoninë të cilës i mjafton edhe një barazim pët tu kualifikuar. Me 0 pikë në dy ndeshje dhe me Japoninë e Senegalin me nga 4 pikë, Polonia është e eleminuar zyrtarisht sonte. Ndeshja e tretë për të është formalitet, mbase për të mos dalë me 0 gola nga Botërori.