Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar për ngjarjet e fundit që po ndodhin në vendin tonë, ku vihen re shumë ekzekutime të ndodhura pothuajse çdo ditë në qarqe të ndryshme të vendit.
Në një postim në rrjetin e tij social, gazetari është shprehur i shqetësuar në lidhje me ngjarjet e fundit, teksa thumbon edhe kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ” kjo kolere nuk luftohet as duke pritur vaksinat në Rinas dhe as duke mallkuar me “kokat hëngshin”…”
Postimi i Plotë
“AK-47 “pandemia” e vertete qe po merr jetet e shqiptareve…. Kjo “kolere” po merr jetet e të rinjve, jo jetet e të semureve apo te moshuareve…
Dhe nuk luftohet as duke pritur vaksinat në Rinas dhe as duke mallkuar me kokat hengshin… Komandant, si shume me “vrull” ka nisur ky mandati i trete ???!!!!
Ndale pak hapin, se nuk po i hyn tmerri vetem popullit, por edhe AK47 vet per rendimentin e larte te vdekshmerise…