Prokuroria e Pergjithshme ka reaguar sot pas informacioneve të publikuara ne media sot nga Partia Demokratike, per rastin e Lulzim Hamitajt, një nga 12 Komisonerët e vettingut.
“Prokuroria e Përgjithshme u njoh me parashtrimin e rastit te komisionerit Lulzim Hamitaj, me materialet dokumentare te publikuara nga subjekti politik Partia Demokratike.
Prokuroria e Pergjithshme kerkoi vlerësimin e rastit duke ia përcjellë Prokurorisë kompetente për verifikim”, thuhet ne njoftim.