Kompanitë e duhanit tani do të ngarkohen për të pastruar bishtat e cigareve nga rrugët dhe plazhet e Spanjës, sipas rregulloreve të reja mjedisore.
Shifrat nga viti 2020 tregojnë se rreth një e pesta e spanjollëve të rritur pinë duhan çdo ditë, raportoi The Guardian.
Rregullat hynë në fuqi sot, por mbetet e paqartë se si do të zbatohen dhe nëse kostot ka të ngjarë të kalojnë te konsumatorët.
Një raport nga Fondacioni Katalan “Rezero” vlerësoi se autoritetet lokale në Katalonjë paguanin midis 12-21 euro për banor në vit për pastrimin e rrugëve nga cigaret – me tarifa më të larta në zonat bregdetare.
Rregullat e reja i bëjnë prodhuesit përgjegjës për mbledhjen e bishtave të hedhura, si dhe transportin e tyre për trajtimin e mbetjeve.