KECQ e mbledhur sot me dt.18 Mars 2018 në orën 18.00, analizoi situatën e krijuar në territorin e Bashkisë Shkodër dhe njoftimin e IGJEUM i cili paralajmeron se Sot (e diel, dt.18) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë RRITJE të niveleve të ujit dhe RRITJE TË HARTËS SË PËRMBYTJEVE.
Nesër (e hënë, dt.19) do të vazhdojë RRITJA E PRURJEVE në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin.
Nesër nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të vazhdojnë TË RRITEN për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna. Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë RRITJE TË PRURJEVE DHE NIVELEVE përgjatë datave 20, 21 dhe 22 Mars 2018.
https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/1424778680961328/
Pritet ZGJERIM I HARTËS SË PËRMBYTJEVE në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit.
Për arsye të shtimit të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për Qarkun e Shkodrës.
Përgjatë ditëve në vazhdim parashikohet RRITJE E NDJESHME E PRURJEVE duke rritur rrezikun nga përmbytjet në gjithë pjesët fushore të lumenjve.
Nisur nga ky paralajmerim KECQ vendosi të njoftojë të gjithe komunitetin e zonave të NJA të Bashkisë Shkodër dhe Vau Dejës si Guri Zi, Bushat, Berdicë, Ana Malit, Rrethina, Dajc, Velipojë të gjitha fshatrat e këtyre NJA, lagjet Bahcallek, Livade, si dhe të gjitha bizneset që ushtrojnë aktivitet në këto territore, që të kenë kujdes të shtuar nga shenja e paralajmerimit e IGJEUM.
Ndërkohë nga KECQ në mbledhjen e sotme u janë deleguar detyra të gjitha strukturave ne nivel qendror, bashkie dhe NJA për të rritur nivelet e gadishmerisë në zonat e paralajmeruara nga IGJEUM me prezenzen e strukturave të policisë dhe të gjitha shërbimeve në nivel Qarku, për të përballuar cdo situatë të mundëshme në ndihmë të komunitetit të këtyre zonave.
Anëtaret e KECQ solidarizohen me komunitetin në zonat e përmmbytjes dhe shprehin bindjen, e mirekuptimit të komunitetit për kapërcimin e kesaj situate.
Për cdo shqetësim janë në shërbimin Tuaj Nr e cel 129, 128, 127 si dhe të punonjësve të policivë të zonave si më poshtë:
Guri Zi, cel 0694103090.
Ana Mali, cel 0694104216.
Dajc, cel 0673338026.
Livade, cel 0694104119.
Salla e Policise, cel 0694110239, dhe cel 0664113577
0694135102