Vllaznia luan të shtunë në 17:00 me Apoloninë. Sfida e “Loro Boriçit” vlen për javën e 19 të Superligës shqiptare. Kryesuesit e Brdaric do duhet të bëjnë pa dy nga titullarët e skuadrës.
Mevlan Adili dhe Herald Marku do jenë jashtë. Mbrojtësi ka plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë, teksa Marku vuan dëmtimin e ndeshjes së fundit. Trajneri Brdaric ka marrë lajmin e mirë për mesfushorin tjetër, Ardit Krymi.
Klubi ka vendosur të paguajë gjobën për pezullimin me 2 ndeshje, teksa shkodrani shleu gjysmën e dënimit. Vllaznia duhet të rikthehet te suksesi pas tre ndeshjeve jo të mira, duke treguar edhe njëherë se janë pretendentët kryesor edhe pas gjysmës së sezonit.
Tashme duhet pare se si do t’i zevendesoje stafi teknik mbrojtesin Adili dhe mesfushorin Marku. Megjithate, objektivi eshte i njejte, fitorja e kesaj ndeshje.