Është konfirmuar rasti i parë i një shqiptari të prekur nga koronavirusi. Pavarësisht se nuk dihet emri i tij, OraNews mëson se ai është 43 vjeçar dhe me origjinë nga Kuçova. Shqiptari është banues në Codogna të Italisë dhe ka qëndruar në spital. Të afërmit e tij kanë deklaruar se 43 vjeçari e ka kaluar sëmundjen, por do të vijojë të qëndrojë në spital dhe për pak kohë. Të afërmit po ashtu, mëson Oranews, nuk japin më shumë informacion për shkak të ruajtjes së privatësisë, por shtojnë se 43 vjeçari tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë se në Itali deri më tani janë prekur rreth 6 mijë persona ndërsa numri i vde kjeve i ka kaluar tashmë 230 njerëz. Këtë të dielë qeveria italiane ka vendosur vijën e kuqe për thuajse të gjithë veriun e Italisë, duke ‘bllokuar’ kësisoj rreth 16 milionë njerëz në karantinë.