Drejtoria Vendore e Policise Sarande njofton: Me datë 20.08.2017, rreth orës 22:35, Salla Operative Sarandë është njoftuar se në Spitalin e Sarandës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi F.O., 15 vjeç, i cili ka pasur dëmtime me mjete prerëse (thikë). Policia ka shkuar dhe ka marrë kontakt me shtetasin e dëmtuar, i cili është jashtë rrezikut për jetën, dhe si rezultat i hetimit paraprak ka rezultuar se në fshatin Qafë Gjashtë, është goditur me mjet prerës (thikë), në bark, pas një konflikti për motive të dobëta që ka patur me shtetasin O.H., 12 vjeç. Policia ka bërë dokumentimin e rrethanve të ngjarjes si edhe ka referuar materialet në Prokurori ndaj shtetasit O.H., për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje”. /ShkodraWeb/