Është shoqëruar me debate dhe deklarata të forta mbledhja e grupit parlamentar të PD, ku deputetë të saj i kanë kërkuar dorëheqjen kryedemokratit Lulzim Basha.
Mësohet se gjatë fjalës së tij, deputeti i Shkodrës Helidon Bushati ka kërkuar zgjedhje në PD me një bashkim të dy rrymave të PD.
“Duhet të gjithë ne këtu dhe kolegët tanë të “Shtëpisë së Lirisë” të kalojmë përtej egove personale për të mirën e PD. T’i hapet rruga zgjedhjeve. Duhet kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku për të mirën e përgjithshme disa duhet të bejne një hap prapa”, ka thënë deputeti i Shkodrës Helidon Bushati.