Shkruan ne Facebook ish- ministri i Drejtesise Ylli Manjani: Lajm i vonë! Ora 21:30.
—————-
Qeveria ka zgjedhur drejtorin e QSUT; drejtorin e Spitalit të Traumës; dhe drejtorin e Spitalit të Mushkërive!
Emrat e shpallur tani natën, diheshin ditën për diell që do fitonin!
Me këto emra janë dakort edhe Koncensionarët…
Njoftimi duhej bërë natën se ditën mediat e kazanit të shurdhojnë qeverinë!
Hashash-shëndetësia më e fortë se kurrë! Natën punon shteti, ditën koncensionarët! Drejtorët punojnë natën e ditën…
Ndërkohë, kush është sëmurë bën mirë të llullatet në hashash! Është “Dorë me një” për dhimbjet! Të zgjidh çdo hall si me magji.
Natën e mirë!
FACT CHECK: ShkodraWeb synon t'ju informojë në mënyrë të drejtë dhe të saktë. Nëse ju konstatoni se ka ndonjë pasaktësi të mundshme, jeni të lutur të na e raportoni këtu