Këtë të mërkurë do të zhvillohet mbledhja e konstituimit të Senatit të ri të Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Në orën 10.00, në sallën e tij të mbledhjeve, në drejtimin e kryetarit të vet Prof. Dr. Tonin Gjuraj, Senati pritet të nisë zyrtarisht mandatin e tij.
Është një mbledhje rutinë, ndërsa nuk ka informacion nëse mledhja do të bëhet e hapur për mediat apo jo, të paktën në nisje të saj. Senati ka në përbërje 21 anëtarë të zgjedhur nga pedagogë e studentë, ku këta të fundit kanë dy përfaqësues. Mbledhja pritet të zgjedhë sekretarin e Senatit.
Në mbledhjen e sotme, pritet edhe emërimi i numrit 2 të këtij, zëvendësrektorit. Ndër emrat më të lakuar për këtë pozicion, është ai i Prof. Dr. Blerta Dragusha, pedagoge e Fakakultetit Ekonomik, të cilin e ka drejtuar për 8 vite si dekane.
Emri i zëvendësrektorit propozohet nga rektori Prof. Dr. Gjuraj dhe votohet nga anëtarët e senatit. /ShkodraWeb/