Prej ditësh Forcat Operacionale të policisë së burgjeve kanë nisur kontrollet blic nëpër qeli për të rritur sigurinë dhe për të sekuestruar objektet e paligjshme.
Raportohet se Forcat Operacionale kanë zhvilluar një aksion blic në Burgun 313 ku është kapur me celular ish-kampioni i boksit Asmer Bilali, të cilit rreth dy muaj më parë i ranë në pritë i ati dhe xhaxhai në mes të Shkodrës, Astrit dhe Ibrahim Bilali.
Kur ka parë policët në derën e qelisë Bilali është ngritur nga krevati dhe ka hedhur celularin në gropën e tualetit. Aparati celular tip iPhone 5 është sekuestruar nga policia, ndërsa mësohet se kur ata kanë hyrë në qeli Asmer Bilali ka qenë duke shkëmbyer mesazhi. I pyetur për celularin ish-kampioni shkodran ka mohuar që ai të ishte i tij.