Policia e Shkodrës prangosi mbëmjen e sotme pas një hetimi të gjatë 25-vjeçarin Blerim Harusha, i dyshuar si shpërndarës kokaine. Pas arrestimit të tij me 4 doza kokaine me vete, policia ushtroi kontroll edhe në banesën e tij që kishte me qira në qendër të qytetit.
Burimet policore bëjnë me dije se forcat e policisë kanë gjetur në banesë edhe rreth 114 doza te tjera. Kështu në total shtetasi Blerim Harushaj iu gjetën 118 doza, 4 që kishte me vete dhe 114 në shtëpi.
Sipas burimeve qeset e kokainës që gjeti policia janë me nga 1 gram secila që i bie në total të jenë 118 gram. Shtetasi Blerim Haruahaj e përdorte shtëpinë me qira pikërisht për të mbajtur dozat e kokainës ndërsa dyshohet se e kishte edhe si bazë shpërndarjeje.