Një tjetër ish-minister i Transporteve i LSI Sokol Dervishaj, do paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda sot në 13:30 për tu pyetur lidhur me ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan. Fletë-thirja e prokurorisë është parashikuar që Dervishaj të meret në pyetje ditën e sotme në ambjentet e prokurorisë, por nuk dihet me saktësi nëse Dervishaj do shfaqë fullnetin për tu paraqitur në ambjentet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Mësohet se tashmë fletë-thirja Dervishaj i është komunikuar dhe se është planifikuar që ai të pyetet sot në prokurori. Dervishaj do pyetet me detaje lidhur me kontratat e reja të lidhura për ndërtimin e rrugës Elbasan-Tiranë. Sokol Dervishaj ka qënë ministri i fundit i bashkëqeverisjes “Rama-Meta”. Dervishaj la detyrën e tij, fill pasi në pushtet erdhën të vetëm socialistët, të cilët vendosën shkarkimin e Dervishaj dhe në vend të tij emëruan ministrin aktual të Transporteve dhe Energjitikës Damian Gjiknuri. /shqiptarja.com/