Apeli i Krimeve të Rënda ka lënë në burg ish-kreun e Autoritetiot Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika dhe dy ish-zyrtarët e tjerë. Seanca e sotme ka nisur rreth orës 13:30 ku u komunikua edhe vendimi për tre ish-zyrtarët.
Arrestimi i Dashamir Xhikës dhe disa ish-zyrtarëve të Rrugëve, përfshi edhe Andi Tomën, ish-drejtor i Përgjithshëm të Rrugëve nga viti 2008-2013, u bë me urdhër të prokurorisë si të dyshuar për një dëm të madh të shkaktuar nga projekti i rrugës Elbasan-Gjinar.
Dashamir Xhika dhe 2 ish-vartësit e tij akuzohen për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.