KPK- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, niveli i parë i vetting- ut, do të japë sot vendimin për gjyqtaren Fatmira Hajdari.
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës, ishte përballë KPK- së me një sërë pyetjesh mbi transaksionet me pronat, me ndërtimin e një pallati 10-katësh pa leje dhe për një bilanc negativ që shkon më shumë se 52 milion lekë, sipas analizës financiare për të ardhurat dhe shpenzimet të bërë nga Komisioni. Sipas gjasave, KPK-ja do të marrë vendim negativ për bashkëshorten e Azem Hajdarit dhe nënën e Rudina Hajdarit, deputete e opozitës parlamentare në Kuvend.