Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën, 7.11.2024, për subjektin e rivlerësimit, z. Lazer Çardaku bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Lazer Çardaku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Juridiksion i Përgjithshëm, Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Alma Faskaj, znj. Pamela Qirko relatore, znj. Xhensila Pine anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 08.11.2024.