Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pas shqyrtimit të projektvendimeve vendosi kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listave shumemërore të kandidatëve për të deputetë nga 4 parti. Bëhet fjalë konkretisht për partitë:
1- Partia Lëvizja e Re (Arjan Galdini)
2-Partia Aleanca Demokracia e Re (Edmond Stojku)
3-Partia Lëvizja për Ndryshim (Jozefina Topalli)
4-Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare (Myslim Murrizi)
Kujtojmë se ditën e hënë të gjitha partitë politike në vend dorëzuan listat e tyre për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë që kreu i KQZ-së, theksoi se pas kësaj faze niste verifikimi i listave të kandidatëve sa i takon edhe formularit të dekriminalizmit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.