Në bazë të rendit të ditës së KQZ, u miratuan rezultatet e votimit të 30 qershorit për dy bashki në vend. Me katër vota “pro” dhe vetëm 1 “kundër”, atë të kryetarit Klement Zguri, u certifikua rezultati i votimit në bashkinë e Elbasanit të fituar nga Gentjan Llatja dhe në Lushnje nga Fatos Tushe. Mbledhja e radhës, ku pritet të certifikohet rezultati në bashkitë e tjera do të zhvillohet ditën e premte (nesër) në orën 13:00.